Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka vazhduar rritja e çmimeve bujqësore e blegtorale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për vitet 2015-2017 (2015=100)

Në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.0%, krahasuar me vitin 2016. Kurse, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2.2% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016. Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.0% për këtë periudhë.

Në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1.0%, krahasuar me vitin 2015. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 1.8% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i përgjithshëm vjetor i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.4% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2015.

Për më shumë informata, lidhur me Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015-2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi

Artikuj të ngjashëm