Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ka filluar rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Malishevë

Këto ditë ka filluar rregullimi i hapësirës, përkatësisht ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, aty ku prehen të gjithë dëshmorët e Brigadës 122 "Imer Krasniqi", njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ndërtimin dhe rregullimin e sheshit në këto varreza, është duke e bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

Këto punime kanë filluar tani, në prag të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës, që lidhet me rënien e dëshmorit të parë, Imer Krasniqi, i rënë më 16 qershor të vitit 1998, dhe të dëshmorit të fundit, Mentor Gashi i rënë më 16 qershor të vitit 1999. Po ashtu më 16 qershor 1999 është çliruar Komuna e Malishevës.

Artikuj të ngjashëm