Përpjekjet e Bordit Organizativ që peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, ta dorëzojnë në OKB kanë dështuar. Përgjigjja e Zyrës së ish-sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhënë organizatorëve ka qenë që ai duhet të dorëzohet tek UNMIK-u, mision ky të cilit në Kosovë i ka përfunduar mandati qysh në vitin 2008, shkruan sot Koha Ditore.
Por dorëzimin tek ky mision ka refuzuar ta bëjë Bordi Organizativ, pasi, sipas tyre, adresa për të cilën ishin mbledhur nënshkrimet ka qenë OKB-ja. Peticioni në fjalë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2014 nga 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës dhe kërkesat e tij kanë qenë që OKB-ja të përgatisë një raport zyrtar për dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë, si dhe krijimi i mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (Gjykatë Speciale vetëm për dhunimet v.j.), për ndjekjen e kryerësve të dhunimeve.
Kërkesa e dytë, sipas organizatorëve, ishte bërë si kundërvënie ndaj vendimit për formim të Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, që pretendohet të jenë bërë nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
OKB-ja kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale
-
Ambasadorja Kadare kërkon përfshirjen e Kosovës në Raportin e OKB-së për dhunën seksuale në vendet në konflikt
-
KS i OKB-së miratoi rezolutën për dhunën seksuale gjatë luftës
-
Kërkohen mekanizma për t'i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte, rasti i Kosovës
-
Në OKB dorëzohet peticioni që kërkon drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë