Arbëri

Ka ardhur koha e pushimeve!

Ka ardhur koha e pushimeve! Fëmijët kanë filluar pushimin e tyre shkollor dymujor dhe shumë familje tashmë janë të preokupuar se cili është vendi ideal ku mund të kalojnë një javë çlodhëse — një pushim ku iu ofrohen të gjitha: transporti direkt me aeroplan, akomodimi i rehatshëm, ushqimi i shijshëm, si dhe vende atraktive për fëmijët e tyre, ku ata mund të kalojnë kohën e tyre të lirë.

Të gjitha këto kërkesa padyshim se i përmbush Antalya, por përsëri e kanë vështirë të zgjedhin, duke pasur parasysh se regjioni i Antalyas ofron mbi 300 hotele me koncept Ultra All Inclusive dhe jo të gjitha kanë koncept familjar.

Prandaj varësisht se çfarë fëmijët tuaj kanë dëshirë të bëjnë kur kalojnë pushimet verore — qoftë qëndrimi në pishinë dhe toboganë, surfing, zhytje në ujë, të luajnë me lodra, të shikojnë teatër e shumë aktivitete tjera — këto janë disa nga hotelet më të mira për familje në Turqi, që stafi ynë profesional i AltaVia Travel ka përzgjedhur për ju.

Kilikya Palace Goynuk

Image

Kur të vizitoni këtë hotel ju do te ndjeheni sikur jena duke pushuar brenda në një ylber, i rrethuar nga të gjitha ngjyrat e imagjinueshme: nga e kaltra e ujit të detit qiellit, deri tek e gjelbra e pishave dhe luleve shumëngjyrëshe dhe dielli i verdhë i ndritur.

Kilikya Palace vendi ku ju do të shijoni kënaqësitë e një pushimi të mrekullueshëm pa kufij, është duke vazhduar përsosmërinë e saj duke ofruar dhoma luksoze dhe me plot stil. Gjithçka është e dizajnuar për komforin tuaj me 13 llojet e ndryshme të dhomave.

Image

Image

Për fëmijët përpos aktivitete që ata i dëshirojnë më së shumti siç janë pishinat dhe toboganët e ndryshëm, Kilikya Palace ofron edhe klubin për fëmijë, kur të vegjlit nga mosha 4-12 vjeç mund të kalojnë ditën të rrethuar nga lodrat prej më të ndryshmëve. Gjithashtu në mbrëmje kanë edhe diskon për fëmijë dhe shfaqjen e animacioneve.

TUI Magic Life Jacaranda

Image

Ky hotel është i mbushur me vende ku mund të hani, të pini dhe të notoni. Gjithashtu dhe plazhi që ka afër është një plus tjetër i madh. Plazhi i saj me rërë dhe deti mundësojnë që të zhvillohen aktivitete verore siç janë surfingu dhe zhytja. Përpos pishinave të shumta ka edhe toboganë të ndryshëm, fusha të ndryshme sportive, biçikleta, aerobik, etj.

Image

Për familjet dhe fëmijët organizohen shumë mbrëmje atraktive dhe interesante me kuize muzike dhe program të pasur argëtues. Gjithashtu në këtë hotel është edhe klubi për fëmijë “Magic Mini Club”, ku mund të argëtohen të vegjlit nga e moshës 3-6 vjeçare, klubi “Magic Kids” ata të moshës 6-12 vjeçare dhe “Teens Time” për adoleshentët e moshës 13-16 vjeçare.

Otium EcoClub

Image

Ky hotel është mundësi e përsosur për familjet dhe fëmijët që dëshirojnë të kenë pushim çlodhës dhe argëtues në zemër të natyrës. Ky hotel ka pamje nga liqeni dhe pyjet që paraqesin një atmosferë të veçantë, së bashku me ajrin e pastër dhe detin e kaltër të cilën pushuesit e duan me kënaqësi.

Image

Image

E ndërtuar me 3350 m2, “Child’s Word”, vendi ku fëmijë tuaj mund të kalojnë kohë të mrekullueshme është e mbuluar me dysheme tartani, e bërë veçanërisht për fëmijët tuaj që të mos lëndohen gjatë kohës sa ata janë duke luajtur. Gjithashtu ka edhe dhomën e veçantë me ajër të kondicionuar për bebet që mund të flenë aty, përderisa prindërit janë në plazh. “Child’s Word” ofron edhe shumë aktivitete tjera për fëmijë si teatër, muzikë, vallëzim, që u mundësohet të vegjëlve nga mosha 5-12 vjeçare.

Image

Altavia Travel këtë sezon organizon fluturime charter me Turkish Airlines dy herë në javë direkt në Antalya. Orari i fluturimeve me nisje në ora 08:40 nga Prishtina është ideal për të arritur me kohë për check-in në hotel. Kurse kthimi nga Antalya bëhet në ora 6:30 gjë që mundëson familjet të pushojnë pas darkës deri në kohët e transferit për në aeroport. Pushimi me Altavia Travel në Antlya është ultra-all-inclusive nga fillimi deri ne fund pasi që edhe në avion kompania Turkish Airlines shërben ushqimin e tyre të shijshëm.

Për ofertat dhe informacionet shtesë mund të na kontaktoni në: 038 543 543, 044 543 543, 049 543 543, apo në email: [email protected] dhe fb.com/altaviatravel

*Artikull i sponsorizuar nga Altavia Travel