Për një vit të punës së tij, Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka pranuar rreth 1,000 aplikacione.
Nga to, vetëm rreth 400 prej rasteve ka arritur t’i trajtojë ky komision, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuna e ngadalshme e komisionit, ku viktima e dhunës seksuale, nga momenti i aplikimit duhet të presë deri në një vit për t’iu njohur apo refuzuar statusi, po cilësohet si neglizhencë e punës së këtij komisionit.
Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së, thotë se ka pranuar ankesa nga shumë viktima të cilat, sipas saj, kanë shprehur zhgënjim të madh pse kanë aplikuar.
Ajo shton se ka rrezik që viktimat e tjera të heqin dorë nga aplikimi.
Por, krejt këto shqetësime po i shohin si presion, anëtarët e komisionit.
Minire Begaj, që udhëheq komisionin, thotë se kanë përgjegjësi të madhe në trajtimin e rasteve dhe për shkak të ndjeshmërisë detyrohen që të jenë shumë të kujdesshëm.
242 të mbijetuar të dhunës seksuale kanë fituar statusin e viktimës dhe gëzojnë pensionin prej 230 eurove në muaj, në mesin e tyre edhe 7 burra.
130 personave, komisioni ua ka refuzuar të drejtën për pension për herë të parë, derisa 27 të tjerëve u është refuzuar përfundimisht, por të cilët kanë të drejtë ankese përmes padisë civile.