Në New York, juria është mbledhur sot përsëri për të vendosur në gjyqin e Martin Shkrelit, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.
Prokurorët thonë se Shkreli ka marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara që ai menaxhonte. Pala mbrojtëse thotë se investitorët i kanë marrë paratë e tyre, madje kanë dalë me shumë fitim, shkruan VOA.
Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike, që njihet me nofkën “Pharma Bro”, njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.
Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël se kaq, sipas disa rregulloreve të reja.
-
Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë për mashtrimin me barna
-
Jepet pretenca për Martin Shkrelin, rrezikon 15 vjet burgim
-
Martin Shkreli, fajtor për manipulim letrash me vlerë
-
Në New York nis procesi gjyqësor kundër Martin Shkrelit
-
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrelit