Ministrja serbe për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq ka deklaruar sot se në kornizën negoicuese për Serbinë shkruan qartë se Kapitulli 35 në negociatat me BE-në e që ka të bëjë me Kosovën, do të mbyllet i fundit dhe ai supozon se marrëveshja detyruese juridike me Prishtinën, që sipas saj është kusht i ri, do të arrihet në fund të procesit, pak para anëtarësimit, transmeton Koha.net.
"Për këtë arsye në Strategji nuk është afat i kushtëzuar viti 2019", citon tanjug të ketë thënë Joksimoviq duke mohuar konfirmimet në media se viti 2019 është viti kur duhet nënshkruar marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Ajo thekson marrëveshja në fakt duhet të dalë nga dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe “se mu përmes dialogut kërkohet zgjidhje e qëndrueshme që do të sillte deri te normalizimi".
-
Serbia do “normalizim” me Kosovën pa njohje të pavarësisë
-
BE-ja zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën
-
Këshillit të BE-së i shkon propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
-
Rruga e Serbisë drejt BE-së pritet të lidhet me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
-
Serbia hap një kapitull të ri negociatash me BE-në