Ministri për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka përshëndetur qëndrimin e BE-së i cili ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të fillojë me formimin e Asociacionit të Komunave serbe, transmeton Koha.net.
“Arsyetime s’ka më dhe unë vetëm mund ta përshëndes mesazhin nga BE e nga ana jonë edhe një herë të shprehim gatishmërinë që qe nga nesër të fillojmë me formimin e AKS-së ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit“, citon radiokim të ketë thënë Dalibor Jevtiq.
Jevtiq ka thënë se AKS duhet të ketë kompetenca arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik.
Artikuj të ngjashëm
-
Jevtiq: Nuk duam që AKS të bazohet në ligjet aktuale të Kosovës
-
Jevtiq fton Prishtinën dhe Brukselin të formojnë Asociacionin
-
Jevtiq: Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me Haradinajn
-
Jevtiq: S’e votojmë Ushtrinë e Kosovës, AKS në vitin e ardhshëm
-
Jevtiq: S’ka më justifikime për pengesa në krijimin e Asociacionit