Dalibor Jevtiq ka thënë se ua ka bërë me dije edhe shqiptarëve në Prishtinë, se serbët nuk do të shkonin në Bruksel për të negociuar për diçka që tashmë veç e kanë me ligje.
Ai e ka thënë hapur se Lista Serbe dhe sipas tij serbët në Kosovë duan që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të jetë më shumë se kaq. Do që të jetë ajo për të cilën është nënshkruar në Bruksel mes palëve.
“U thashë shqiptarëve në Prishtinë. I pyeta nëse mendojnë se dikush ka shkuar në Bruksel të negociojë me ta për të marrë atë që tashmë është në ligje? Ne nuk kemi negociuar diçka që kemi, por kemi kërkuar diçka që s’kemi”, tha Jevtiq, për televizionin Pink.
Ai ka thënë se çdo gjë që tenton të bëhet ndryshe ne nuk do ta pranojnë.
“Është iniciativë nga shqiptarët që AKS tani t’i ofrohet diçka që do të jetë zëvendësim për karrige në OKB, unë mendoj se kjo do të jetë e vështirë të ndodhë”, ka thënë Jevtiq.
-
Jevtiq: Nuk duam që AKS të bazohet në ligjet aktuale të Kosovës
-
Jevtiq fton Prishtinën dhe Brukselin të formojnë Asociacionin
- Brukseli e Prishtina ta dinë, asociacioni që e kërkon Serbia s’është asociacion
-
Jevtiq: Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me Haradinajn
-
Jevtiq: S’e votojmë Ushtrinë e Kosovës, AKS në vitin e ardhshëm