Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka treguar edhe njëherë në Puls të KTV-së, se ndërtimi i termocentralit të “Kosova e Re” do të marrë kohë 4 vjet deri sa të përfundojë së ndërtuari.
Në këtë fazë do të punësohen rreth 10 mijë veta.
“Momentin kur të fillojë me operim termocentrali do të punësohen në mënyrë permanente rreth 500 veta”, ka thënë Lluka.
Ministri ka treguar se “rreth 40 vjet do të jetë jetëgjatësia e këtij termocentrali”.
“20 vite e para do të jetë institucion privat. E pastaj pas 20 viteve e tërë pronësia e kompanisë do të transferohet tek institucionet shtetërore pra tek Qeveria e Kosovës”, ka thënë ministri Lluka.
Ky termocentral do të prodhojë 500 megavat energji elektrike.
-
Për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen 10 mijë persona
-
Ministri i kënaqur me dinamikën e punëve rreth “Kosovës së Re”, opozita dyshuese
-
Ministri Lluka termocentralin “Kosova e Re” e konsideron investim historik
-
Furnizimi me rrymë stabilizohet më 2023
-
Kosova nën hetime për marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit të ri