Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e parë të dhjetorit do të mbajë mot kryesisht i qetë.
Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë. Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.
Sa i përket motit në Shqipëri, atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake.
Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800m parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes. Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s. Temperaturat minimale atje do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jugë të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius.
Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.