Arbëri

Java në Kosovë nis me diell e vazhdon me vranësira

Gjatë javës do të mbaj mot i ndryshueshëm. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë javës moti do të jetë me vranësira, diell dhe pritet të ketë reshje lokale shiu.

Temperaturat mbeten të larta, pak mbi vlera mesatare.

Mëngjesi i sotëm do të jetë i freskët derisa moti i ngrohtë do të jetë gjatë ditës dhe kryesisht me diell.

Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërsa nesër moti do të jetë kryesisht me diell.

Përreth viseve malore priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Mot me diell do të jetë edhe të mërkurën. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

Edhe e enjtja dhe e premtja do të jenë me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28C.