Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën të ditur se gjatë kësaj jave përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male.
Era gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë.
Në brigjet detare e veçanërisht në bregdetin jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta mesatare e hera herës e vrullshme.
Temperaturat do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.