Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java Kundër Korrupsionit: Vettingu është pa alternativë

Vettingu është pa alternativë.

Ky është përfundimi, në të cilin ka arritur rrjeti i OJQ-ve në Javën kundër korrupsionit.

Sipas raportit 45 faqesh të nxjerrë nga disa organizata bashkë, del se prej vitit 2010 e deri tash, sistemi i drejtësisë, përfshirë Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin, është përfshirë në shkelje të shumta ligjore dhe skandale të përmasave të mëdha, të cilat e kanë ulur besimin e qytetarëve.

Raporti thotë se shteti është i kapur dhe korrupsioni është endemik.

Mosndëshkimi i veprimtarive korruptive, sidomos të profilit të lartë, dëshmon për amnistinë e tërësishme që u bëhet politikanëve të korruptuar.

Në burgjet e Kosovës ende nuk vuan burg efektiv asnjë zyrtar i profilit të lartë dhe kjo, sipas tyre, tregon se sistemi i drejtësisë është skajshmërisht i ndikuar nga politika.

Edhe Berisha: Prokurorët e përjashtuar shkaku i aferave, sot janë avokatë sekserë Zgjedhjet 2025 7 muaj më parë Berisha: Prokurorët e përjashtuar shkaku i aferave, sot janë avokatë sekserë

Mbështetje vettingut i kanë dhënë edhe përfaqësues të partive politike opozitare, derisa deputetët e partive në pushtet pranojnë se ka probleme në sistemin e drejtësisë, por thonë se nuk është i kapur.

Java Kundër Korrupsionit do të mbyllet këtë të premte.