Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Java e fundit e majit me mot të ndryshueshëm

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.

Sipas IHMK-së, në javën e fundit të muajit maj do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me intervale të gjata me diell.

“Deri më 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrënjësore sa i përket parametrave meteorologjik. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të përsëriten pothuaj çdo ditë, por duke ndërruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do të jetë i ndryshueshëm”, thuhet në njoftimin e institutit.

Më tej bëhet e ditur se në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të përcillen me stuhi dhe breshër. Megjithatë, reshje breshëri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosovës.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.