Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jashari: Vendimi i ZRRE-së duhet shpallur i pavlefshëm, dëmton qytetarët

Pas fitimit të betejës së parë, për pezullim të vendimit të ZRRE-së me të cilin qytetarët e vendit faturohen për energjinë e shpenzuar në veri, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm dhe qytetarët të kompensohen për dëmin që iu është shkaktuar.

Jashari, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se vendimi si i tillë diskriminon qytetarët dhe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, dhe katër ligjet e tjera në fuqi. Ka thënë se ZRRE-ja duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit që e vërteton aktvendimin e Themelores për pezullim të vendimit deri në një vendim tjetër të Gjykatës për këtë çështje.

Sipas tij, nëse Gjykata e shpall të pavlefshëm vendimin e ZRRE-së, hapen dyert për të kërkuar kompensimin sepse një vendim i paligjshëm nuk mund të prodhojë efekte për qytetarët. Ka thënë se mbulimi i humbjeve të energjisë në veri përmes faturave të qytetarëve ka qenë i padrejtë dhe i paarsyeshëm, pasi i ka vënë qytetarët në pozitë të pabarabartë.

Sipas tij, mbi të gjitha, KEDS-i është kompani private dhe është paradoksale të quhet mbulimi i shpenzimeve në emër të humbjeve, siç pretendohet, pasi kjo, siç thotë Jashari nuk ka mbështetje në asnjë ligj... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.