Kishte thënë se me Sami Lushtakun i kanë ndarë rrugët që nga 2009-a sepse nuk po punonte si duhet, por të dielën Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt ka drekuar bashkë me të, kreun e PDK-së Kadri Veseli e të tjerë zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Në një takim me partiakë të PDK-së nga dega në Skenderaj, Jashari ka thënë se do të jetë “gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim”.
Duke shtuar se i pavarur do të vazhdojë udhëheqjen e Skenderajt, Jashari ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo njeri e secilën parti politike.
“Si kryetar i Komunës së Skenderajt, si anëtar i Familjes Jashari dhe si i pavarur që kam garuar në zgjedhjet e fundit, do të të jem gjithmonë i pranishëm aty ku ka bashkim. Vetëm të bashkuar, ku tejkalojmë intersat e mundshme afatshkurta, mund të ecim përpara drejt realizimit të synimeve tona si shtet dhe si komb. Kam deklaruar gatishmëri të bashkëpunoj me çdo njeri e secilën parti politike, gjë që i vlerësoj të gjithë për mbështetjen që kanë ofruar për të zhvilluar komunën tonë, dhe kështu i pavarur do të vazhdoj të jem në shërbim të të gjithëve që ia duan të mirën Skenderajt tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Për takimin ka folur edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu që është person i afërt me Bekim Jasharin e i cili u përfol se bashkë me Nuredin Lushtakun, nënkryetarin e Skenderajt, do të themelojnë parti të re. Pavarësisht këtyre raportimeve Haxhiu ka thënë se PDK-ja në Skenderaj është unike dhe se kjo komunë mbetet bastion i kësaj partie. E ka quajtur begati prezencën e Jasharit në takim.
“Sot në restaurant ‘Arbëri’ në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.
-
Jashari shkruan për mbështetjen e 24 zyrtarëve të PDK-së në garën për kryetar të Skenderajt
-
Pas telasheve, PDK-ja në Skenderaj zgjedh Sami Lushtakun për kryetar dege
-
Jashari pas përleshjes në PDK: Përkrahës të mi i konsideroj të gjithë banorët e Skenderajt
-
Veseli “pajton” Lushtakun me Haxhiun
-
Shefi i asamblistëve të PDK-së thërret qytetarët para Stacionit të Policisë, thotë se do të intervistohet Lushtaku