Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jashari: Deklaratat e Kurtit për arrestimet e fundit fëmijërore e të pamatura

Avokati Arbër Jashari, i ka quajtur fëmijërore e të pamatura deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe ato të zyrtarëve qeveritar lidhur me arrestimet në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që hodhën kritika e akuza drejt Prokurorisë.

Ai të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se ato nuk mund të nënkuptohen si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij një gjë e tillë nënkupton më shumë ndërhyrjen e ekzekutivit në vendimmarrjen e sistemit gjyqësor e prokurorial.

Kjo sipas tij mund të bëhet duke ndikuar në zgjedhjen e kryeprokurorit, në buxhet e në marrjen e vendimeve individuale.

“Kjo më shumë do të thosha që janë deklarata të pamatura, totalisht të papërgjegjshme, deklarata fëmijërore të njerëzve të Qeverisë, duke përfshirë edhe kryeministrin, si drejtues i kësaj Qeverie, të cilat gjithsesi se kanë efekt negativ dhe nuk janë deklarata të mira për arsye se krijojnë një konfuzitet dhe një pasiguri në sistemin gjyqësor”, ka theksuar Jashari.

Sipas tij këto deklarata janë përpjekje të Qeverisë për t’u arsyetuar tek elektorati i saj. “Duke e viktimizuar vetën, duke thënë se ja strukturat e pushteteve të kaluara çfarë po na bëjnë”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka thënë se çuditet se si ministrat mund të garantojnë për bartës të subjekteve të caktuara politike e bartës të ministrave të caktuara.

Edhe Tahiri: Deklaratat e Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, kalkulime të liga Arbëri 1 v. më parë Tahiri: Deklaratat e Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë, kalkulime të liga

Sipas Jasharit një prokuror i Prokurorisë Speciale që ka kaluar shumë hallka ka guxim të nisë një hetim pa pasur një dyshim të bazuar.

"Nuk mendoj që jemi në atë nivel që dikush për së kthjellti, pa bërë asgjë, vjen edhe të arreston, ose e nis një procedurë penale vetëm pse ta ka inati, mendoj që Qeveria është dashur ta ditë këtë” ka theksuar Jashari.