Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar dëshmorin Gazmend Zeqiri në 20 vjetorin e rënies.
Dëshmorët, sipas Jasharit, janë krenaria kombëtare.
Postimi i Jasharit në Facebook:
Sot përkujtojmë me respekt të lartë dëshmorin Gazmend Zeqirin, i cili 20 vjet më parë, ra në fushën e nderit, në mbrojtje të tokës së Kosovës.
Dëshmorët do t’i kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë, ata janë krenaria jonë kombëtare, meqë jetën e tyre e vunë në shërbim të lirisë së vendit.
Lavdi Gazmend Zeqirit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
Artikuj të ngjashëm
-
Jashari: Absurde që pas 21 vitesh shteti nuk ka arritur ta bëjë konservimin e kullave të Jasharëve
-
Gjithçka rreth përkujtimit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe
-
Rama kujton komandantin Adem Jashari në 68-vjetorin e lindjes së tij
-
Nisin homazhet te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
-
Kujtohet figura e komandantit legjendar Adem Jashari, në përvjetorin e lindjes së tij