Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka nisur të premten takimet me përfaqësuesit e partive opozitare.
Jasharaj e ka zhvilluar takimin e parë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në selinë e partisë.
Mësohet se Jasharaj do të takohet edhe me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Gjatë ditës se enjte Jasharaj ka kërkuar që të takohet me opozitën për shkak të grevës së përgjithshme të punëtorëve të sektorit publik dhe ekzekutimit të pjesshëm të pagave për muajin gusht.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Liderët opozitarë mbajnë takime në Ambasadën amerikane
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu
-
Osmani takon Abdixhikun