Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, lidhur me grevën në arsim.
Jasharaj ka thënë se pavarësisht se muaj më parë sindikata e kishte njoftuar me kërkesat legjitime të tyre, Nagavci s’kishte bërë asgjë për to, e duke ardhur deri te greva e punëtorëve. Ai shtoi se Nagavci as para grevës e as gjatë saj nuk u tregua ministre e Arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit.
Madje, tha ai, ajo u lëshua me deklarata nënçmuese.
“Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore”.
Jasharaj kritikoi ministren se i duartrokiti ndëshkimit të punëtorëve të arsimit sa për t’i hyrë në qejf kryeministrit të vendit.
Edhe
SBASHK-u e dorëzon në Ministri Draft-Kontratën e re të arsimit
“Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, tha ai.
Për ta luajtuar rolin e humanistes, sipas Jasharajt, Nagavci u angazhua për pagat, megjithatë ai theksoi se i vazhdoi akuzat kundër SBASHK-ut. E këtë e quajti ironike, pasi tha se Nagavci nuk pyetej për pagat e shtatorit.
“Nagavci dashka t’i shpëtoi. Ironike kjo nga zonja Nagavci, e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh. Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot”.
Jasharaj ka paralajmëruar përballje në gjyq me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, dhe një deputet të Vetëvendosjes.
Edhe
Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur
“Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo”, ka thënë Jasharaj.