Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jasharaj: Fajtori i vetëm për mbylljen e çerdheve e administratës është Qeveria Kurti

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm se çka do të ndodhë me mbylljen e çerdheve dhe administratës e sektorëve të tjerë, është Qeveria Kurti.

“Fajtori i vetëm se çka do të ndodhë tash e tutje me mbylljen e çerdheve, me mbylljen e institucioneve arsimore dhe administratës dhe në të gjithë sektorët tjerë është Qeveria Kurti me në krye kryeministrin Kurti dhe ministri Murati”, ka thënë Jasharaj të enjten në një konferencë për media të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në të cilën u shpall greva e përgjithshme e të punësuarve duke nisur nga 25 gushti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jasharaj ka shtuar se kanë dërguar edhe përfaqësuesin ligjor për ta nxitur dialogun, mirëpo sipas tij, Qeveria nuk qan kokën për zërin e sindikatave.