Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Japonia e bën Drenasin me Mamograf

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi më Kazuyuki Takeuchi diplomat i Ambasadës Japoneze në Austri, përmes Zyrës ndërlidhëse nga Qeveria Japoneze në Kosovë për furnizimin e QKMF-së me aparatin e Mamografit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në kuadër të kësaj Marrëveshje, Komuna e Drenasit përkatësisht qendra kryesore e Mjekësisë Familjare është fituese e grantit për Mamografin i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Vlera e grantit për Mamografin është rreth 70 mijë euro, ndërsa implementimin e projektit do ta realizoj Operatori Ekonomik “Medical Gropu” e cila sipas marrëveshjes brenda 60 ditësh do ta bëjë furnizimin e aparatit të Mamografisë.