Japonezi Rick Kumazava këtë vit zgjodhi Prizrenin për të kremtuar ndërrimin e moteve në Prizren.
Thotë se erdhi për të festuar me të dashurën e tij dhe familjen e saj, raporton KTV.
Kumazava thotë se i ka pëlqyer shumë dekorimi, siç e quan, artistik i qytetit.
Ai tregon edhe për ngjashmëritë dhe dallimet e kremtimit të Vitit të Ri në Japoni e Kosovë.
Rick Kumazava me profesion është aktor dhe ka disa vite që vjen në Kosovë për të marrë pjesë në festivalin “Doku Fest”.
Artikuj të ngjashëm
-
Shumë qytetarë pritën Vitin e Ri në sheshe – fishekzjarrët mbulojnë mungesën e organizimeve institucionale
-
Kosova në sytë e turistit turk, mikpritëse dhe e ngrohtë
-
Aktivitete të pakta në Prizren për Vitin e Ri shkaku i masave kufizuese
-
Disa turistë grekë zgjodhën Prizrenin për të pritur Vitin e Ri
-
Presidenti i Kosovës mëson në Japoni një mënyrë tjetër të përgatitjes së çajit