Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i ka quajtur provokime vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, për ngritjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se serbët nuk i kanë nxitur me asgjë këto provokime.
“Të gjitha provokimet në ditët e fundit vijnë veçmas nga pala shqiptare në autoritetet të Kosovës, e serbët e Kosovës ‘me asgjë nuk i kanë nxitur këto provokime e as nuk u janë kundërpërgjigjur atyre’”, ka thënë Janjiq, përcjell Koha.net.
“Kjo sjellje në fund më shumë do t’i bëjë dëm Kosovës e cila në këtë mënyrë amortizon para publikut dështimet e mëdha”, ka shtuar më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Me taksën 100% iu treguam miqve ndërkombëtarë se Kosova nuk i nënshtrohet Serbisë
-
Krasniqi kundër heqjes së taksës dhe idesë për korrigjim kufijsh
-
Janjiq: Me vënien e taksës, Kosova ka përforcuar pozicionin bisedues
-
Reagimet e Serbisë pas vënies së taksës ndaj mallrave ndërkombëtare
-
Lajiq: Pa heqjen e taksës, dialogu mbetet i ngrirë