Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Janjeva del nga izolimi dyjavor

Fshati Janjevë i Komunës së Lipjanit, mëngjesin e së martës, i është kthyer normalitetit, pas izolimit, raporton KOHA.

Pas dy jave, qytetarët e këtij fshati kanë mundur që të lëvizin në vende të tjera, derisa vetëm shtëpia e një banori të prekur me Covid-19 e që është nga ky fshat, është në izolim dhe përkujdesje të policisë.

Banori, i cili është i konfirmuar me këtë virus, që nga e mërkura e javës së kaluar është liruar nga Klinika Infektive, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Duke treguar për vështirësitë që kanë pasur, gjatë kohës sa kanë qenë të izoluar, banorët e Janjevës thonë se gjatë atyre javëve janë ndier më të sigurt.

E puna në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Janjevë, sipas mjekëve, është duke vazhduar dhe se tash për tash nuk ka rast tjetër të dyshuar.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka cilësuar të duhur vendimin për daljen nga karantina të këtij fshati.

Edhe Nesër në mëngjes Janjeva del nga karantina, kërkohet kujdes nga banorët Arbëri Nesër në mëngjes Janjeva del nga karantina, kërkohet kujdes nga banorët

Heqjen e izolimit e ka kërkuar edhe kryetari i Komunës së Vitisë pasi që, sipas tij, izolimi është duke u sjellë vështirësi banorëve.

Disa komuna të Kosovës u vendosën në karantinë menjëherë pas paraqitjes së rastit të parë pozitiv 2 javë më parë.