Më shume se 100 gra mentore morën pjesë në “Ecjen globale për mentorim 2018”.
Në prezantimin e programit “Fuqizimi i gruas ndërmarrëse”, u tha që gruaja kosovare ballafaqohet me situata të vështira, raporton KTV.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha që fuqizimi i gruas ka qenë ndër prioritetet kryesore që ka pasur sa ka qenë në pushtet.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka theksoi se grave duhet t’iu jepet mundësia për shkak se kur e kanë mundësinë, ato dinë të bëjnë ndryshime të mëdha.
Ai premtoi se do të punojë që bordet e ndërmarrjeve publike të kenë një kuotë prej 30 për qind të përfaqësimit nga gratë. Ndryshe kjo ecje është bërë për herë të parë në Kosovë.
Artikuj të ngjashëm
-
Jahjaga s’sheh përmirësim të pozitës së gruas në Kosovë
-
Jahjaga: Pozita e gruas njësoj si para 7 vjetësh
-
Jahjaga: Fuqizimi i gruas përmes fuqizimit të ekonomisë
-
BKT Kosova dhe G7 bashkojnë forcat për fuqizimin e grave ndërmarrëse
-
Kurti thekson nevojën e forcimit sindikal të grave e pengesat ligjore dhe politike