Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të qëndrojë në Beograd, transmeton Koha.net.
Në kryeqytetin e Serbisë Jahjaga do të shkojë në fillim të muajit që vjen.
Atje, ish - presidentja, siç përcjell b92, do të jetë mysafire e festivalit "Mirëdita, dobar dan", i cili në Beograd do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.
Jahjaga do të flasë në promovimin e librit “Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë ", që mbahet në ditën e tretë të festivalit në Qendrën për dekontaminim.
Artikuj të ngjashëm
-
Jahjaga mban fjalim në Beograd përmes një video-incizimi
-
Lunacek dënon ashpër sjelljen e Serbisë ndaj Jahjagës
-
Jahjaga: Beogradi po vazhdon politikën e viteve të ’90-ta
-
Serbia s’ia lejon ish-presidentes Jahjaga pjesëmarrjen në “Mirëdita...”
-
Serbia nuk lejon Atifete Jahjagën të shkelë në Beograd për “Mirëdita, Dobar dan”