Arbëri

Jabllanoviq: Serbët që votuan Thaçin president, mund të votojnë pro Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se anëtarët e Listës Srpska që e kanë votuar Thaçin president të Kosovës, mund ta votojnë edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net .

Ai është ankuar se koalicioni parazgjedhor i partisë së tij me Iniciativën qytetare aktive të Vukoje Vukojeviç u prish për shkak të kërcënimeve të kandidatëve për deputetë të kësaj iniciative.

Jabllanoviq për këtë ka fajësuar institucionet zyrtare të Serbisë, të cilat sipas tij veprojnë në Kosovë.

"Ky është presion nga institucionet zyrtare të Serbisë dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë”, citon beta të ketë thënë ai.

I pyetur se cili është qëndrimi i partisë së tij rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës, Jabllanoviq ka thënë se partia e tij dhe ai nuk do të lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe as nuk do që të marrë vota nga ata që përkrahin një projekt të tillë.

ka theksuar se anëtarët e Listës Srpska që e kanë votuar Thaçin president të Kosovës, kanë biseduar me Thaçin edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka shtuar se ata serbë edhe mund ta votojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.