Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ivanoviqit i mundësohet mbrojtja në liri

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Oliver Ivanoviq, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, të mbrohet në liri.

Ai po gjykohet për një krim të kryer në shkurt të vitit 2000. Ndërkaq, pas një procesi që ishte zhvilluar ndaj tij, ai ishte liruar nga aktakuza për krime lufte të vitit 1999.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykimi i Ivanoviqit ka nisur më 24 mars të vitit të kaluar. Më pas, procesi ishte rikthyer në fillim, me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Në shkurt të këtij viti, gjykata pati vendosur që Ivanoviqit t’i shqiptojë masën e arrestit shtëpiak.