Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ivanoviqin e ka marrë malli për politikë, do krijimin e organeve të përkohshme të AKS-së

Lideri i Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq dhe i dyshimtë për krime lufte ndaj shqiptarëve ka deklaruar sot se “duhet krijuar organet e përkohshme të Asociacionit të Komunave serbe dhe se mënyra më e mirë që serbët të mbeten në Kosovë është që të kenë marrëdhënie sa më të mira me Beogradin, transmeton Koha.net.

"Ne, nga ana jonë, duhet t’i konstituojmë organet e përkohshme të AKS-së. E këto organe të përkohshme, si kuvendi i përkohshëm, kryetari i përkohshëm e këshilli ekzekutiv i përkohshëm me sekretariate mund dhe të krijohen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ivanoviq për Radio Kontakt plus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se kjo është e rëndësishme për shumë arsye sepse në këtë mënyrë bashkësia serbe tregon të jetë e përkushtuar që këtë punë ta kryejë me Prishtinën ose pa Prishtinën.

"Më mirë me Prishtinën e me Brukselin, por nëse kjo jo nuk është e mundur, interesi ynë është aq i madh deh aq i fuqishëm ashtu që ne thjesht duhet të fillojmë me krijimin e AKS-së.

Ai ka theksuar kushti i mbijetesës së serbëve në Kosovës është raporti i mirë i tyre me Beogradin zyrtar.

Ivanoviq ka folur edhe për bojkotin e serbëve në institucionet e Kosovës duke theksuar se Lista Srpska në këto momente me shumë vështirësi po e bën si duhet punën e vet, ndërsa për të është e rëndësishme se përcaktimi për pjesëmarrje në institucione nuk ka ndryshuar.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai ka vlerësuar se janë të mëdha tensionet ndërmjet shqiptarëve duke shtuar se është e mundur të ketë trazira por jo të mëdha që do ta rrezikonin Mitrovicën veriore ose komunat veriore, por, sipas tij, në rrezik mund të jenë enklavat serbe.

Ivanoviq ka folur edhe për vendimin Apelit që ia caktoi masën e sigurisë dy muaj arrest shtëpiak. Ai e quajti këtë hap përpara deh fillimi i një shikim i të ri ndaj gjithë rastit për të cilin dyshohet ai.