Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isufi: Nuk e di kah e mori Thaçi idenë për shkëmbim territoresh

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së e ka quajtur djallëzore idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Isufi ka sugjeruar Thaçin që idenë për bashkim të Luginës së Preshevës fillimisht është dashur ta diskutojë me Qeverinë dhe Kuvendin, para se të dalë publikisht me atë ide.

“Nuk e di prej kah ka dalë me atë ide, por është dashur ta shtrojë me Qeverinë, me Kuvendin, të diskutohet dhe pastaj të publikohet. Ne jemi të interesuar që të mbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke”, ka thënë Isufi.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Thaçi i ka kompetencat e tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe se nuk ka nevojë që të mendojë ndryshe.

“Presidenti Thaçi i ka kompetencat me Kushtetutë, nuk ka nevojë që të kalkulojë ndryshe sepse vetë kushtetuta ia përcakton detyrat, por dihet që kompetencat janë të ndara edhe të Kuvendit, të presidentit, qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës”, ka thënë Isufi.

Isufi ka thënë se shqiptarët e Luginës gjithmonë kanë pasur vullnet t’i bashkohen Kosovës dhe këtë, sipas tij, e kanë treguar me referendumin e mbajtur në vitin 1992.

Edhe Isufi: S’mund të ketë shkëmbim territoresh kur Serbia e mban Kosovën ende në Kushtetutën e vet Arbëri 7 v. më parë Isufi: S’mund të ketë shkëmbim territoresh kur Serbia e mban Kosovën ende në Kushtetutën e vet

“Shqiptarët e Luginës kanë vullnetin që t’i bashkohen Kosovës, ata kanë bërë edhe një referendum në vitin 1992 dhe përkrahet si ide që ata të jetojnë në Kosovës, ashtu siç përkrahet ndjenja e shqiptarëve që të kenë një shtet dhe është diçka që është e logjikshme, por në situatën që jemi kur Kosova ende nuk e ka ushtrinë, ende nuk jemi të integruar në mekanizma ndërkombëtarë, siç është Europoli, Interpoli dhe OKB-ja dhe të hyhet në tema ende pa u njohur mes vete, këtu nuk dihet se çfarë loje djallëzore mund të luhet”, ka thënë Isufi.

I pyetur nëse ka të njëjtin qëndrim si shefi i tij i partisë, Ramush Haradinaj se shkëmbimi i territoreve mund të çojë në luftë, Isufi ka thënë se të gjitha luftërat në Ballkan gjatë shekujve janë bërë për territore.

“Duke parë zhvillimet që kanë ndodhur në Ballkan nuk kemi momente kur ka mundur të ndodhur ndryshe përveç luftës dhe ajo është bërë për territore. Jo rastësisht Serbia e mban Kosovën në Kushtetutën e saj sepse është në pyetje territori. Tendenca për hapje të temave të tilla mund të çojë deri te Lufta. Kufijtë nuk janë ndërruar ndryshe përveç luftës. Janë ndërruar me gjakderdhje”, ka thënë veç të tjerash Isufi.