Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Istogu me afro 3 milionë euro për projekte kapitale për vitin 2018

Në sallën e Kuvendit Komunal, Komuna e Istogut ka mbajtur të hënën dëgjimin publik me qytetarë për draft-buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.

Në këtë tubim të kryesuar nga kryetari i Komunës Haki Rugova, qytetarët e pranishëm janë njoftuar nga zyrtari i Drejtorisë së Financave, Osman Sadikaj, për planin e projekteve kapitale të planifikuara për këtë periudhë trevjeçare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë tubim drejtuesit e komunës kanë dëgjuar edhe kërkesat e qytetarëve që i kanë paraqitur, e që kryesisht kishin të bënin me infrastrukturë rrugore, kanalizim dhe ujësjellës. Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Hysni Maxharraj, tregoi se për vitin 2018 është planifikuar për projekte kapitale buxheti prej mbi 2 milionë e 797 mijë euro.

E derisa Drejtoria e Financave të përgatisë listën e projekteve për vitin e ardhshëm, komuna ka intensifikuar këtë muaj realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore. Njëri prej këtyre projekteve që kanë nisur të realizohen është edhe ndërtimi i rrugëve të reja në fshatrat Shushicë dhe Uçë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.