Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka falënderuar votuesit e tij.
Ai ka thënë se sot një frymë e re ka dalë në pah, duke shtuar se një mënyrë e re e të bërit politikë, që qytetarin e ka në qendër.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve, pa dallim, që sot dolën dhe votuan për qytetin tonë. Falemnderit nga zemra të gjithëve që besojnë në mua, për atë që unë përfaqësoj, dhe që ma treguan besimin e tyre. Sot, një frymë e re doli në pah në Prishtinë. Një mënyrë e re e të bërit politikë - që qytetarin e ka në qendër. Fara është mbjellë. Faleminderit ekipit tim, kandidatëve tanë, vullnetarëve tanë, si dhe anëtarëve e mbështetësve për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur. Prishtina na bashkon”, ka thënë ai.