Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili: Është dashur të vihen në karantinë të ardhurit nga Italia

PDK ka mbajtur të shtunën konferencë për medie, lidhur me situatën e krijuar rreth koronavirusit.

Uran Ismaili, ish-Ministër i Shëndetësisë, ka deklaruar se këtë konferencë e ka thirrur për të ngritur “disa çështje dhe disa hapa për ta kaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja”.

“Disa çështjeve, qeveria Kurti është dashur t’i japë seriozitet më të madh”, ka deklaruar ai, raporton KOHA.

“Është fatkeqësi që persona të ardhur nga Italia nuk janë vendosur në karantinë për 14 ditë, pra duke ua kufizuar atyre lëvizjen dhe kontaktin me tjerët, por u është lejuar të lëvizin nëpër qytetet e tyre, të marrin pjesë në aktivitete shoqërore dhe kështu ta ekspozojnë popullatën nga virusi”, ka shtuar Ismaili.

Ismajli ka thënë se mungesa e karantinës e ka shtuar rrezikun e shpërndarjes së rrezikut në Kosovë, duke thënë se masa e karantinës e mbron edhe të infektuarin, e edhe popullatën.

Edhe Ismaili apel institucioneve shëndetësore për mobilizim rreth koronavirusit Arbëri Ismaili apel institucioneve shëndetësore për mobilizim rreth koronavirusit

“Mungesa e këtij veprimi është gabim dhe duhet të përmirësohet urgjentisht”, ka thënë ai.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e personelit shëndetësor.