Akademik Hivzi Islami nuk po mund të shkojë sërish në Bujanovc, atje ku edhe i ka familjarët e tij.
Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh.
Lexo edhe: Serbia s’lejon akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën
Këtë lajm e ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
“Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami në piken kufitare me Serbinë. Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmërohet nga ana jonë që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”, ka shkruar Zyberaj
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia me “listë të kuqe” për të ndaluar të gjithë shqiptarët nga Lugina që mbajnë poste në Kosovë
-
MPJ-ja reagon pas ndalimit të hyrjes së Islamit në Serbi, kërkon mbështetje nga BE-ja
-
Islamit sërish i ndalohet hyrja në Serbi, Kosova paralajmëron reciprocitet
-
Hoxhaj: Po vazhdon shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Serbia s’lejon akademik Hivzi Islamin të vizitojë Preshevën