Ish- punëtorët e kombinatit “Sharri”: Çimentorja, Salloniti ,Lepeci, Silkapori, kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit t’i bashkohen protestës së tyre më 1 maj në orën 12, pikërisht në ditën e punëtorëve për ta kundërshtuar privatizimin e këtyre fabrikave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kuvendi i këshillit qendror për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe shoqërisë aksionare të kombinatit “Sharri”, nëpërmjet këtij paralajmërimi ka sqaruar se protesta ka për qëllim ta kundërshtojë formën e privatizimit, duke e cilësuar se ajo është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas tyre kërkesa e vetme është që kombinatit “Sharri”, t’i kthehet statuti si shoqëri aksionare dhe 1876 punëtorët t’i kthehen punës.
“Më 1 maj në orën 12:00 para portës Çimentores do të mbahet protesta. Ju bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve të kombinatit ‘Sharri’ të 4 fabrikave tona, Çimentores-Sallonitit-Lepecit dhe Silkaporit,të marrin pjesë në protestën ma te madhe deri tashti”, thuhet në njoftimin e KKQMDPSHA-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)