Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryeadministratori i Kosovës interesohet për hapat zhvillimor të Kosovës

Prishtinë, 15 mars - Ish kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker, i cili po qëndron në Kosovë, është pritur sot nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ata, siç thuhet në njoftimin për media, biseduan lidhur me progresin e arritur në vendin tonë që nga koha kur ai ishte në krye të UNMIK-ut, sidomos në aspektin ekonomik.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, e informoi ish administratorin lidhur me zhvillimet e përgjithshme, sidomos ato ekonomike në vendin tonë që nga koha kur ai u largua nga Kosova më 2010 e këndej.

“Nga ajo kohë Kosova ka ndryshuar mjaft, por pritjet kanë qenë edhe më të mëdha sesa është bërë deri tash në zhvillimin e vendit me theks të veçantë në fushë ekonomike. Vendit tonë i duhet një zhvillim më i fuqishëm ekonomik, për të cilën duhet më shumë angazhim”, tha Agim Shahini.

Nga ana tjetër Joakim Ryker, ish kryeadministrator i Kosovës, tha se AKB-ja gjithmonë ka pasur mision zhvillimin ekonomik të Kosovës, mision i cili akoma po vazhdon me shumë sukses.

“Unë si shef i shtyllës IV dhe si kryeadministrator i Kosovës, kam mbështetur gjithnjë iniciativat e AKB-së, e të cilat ishin edhe në përputhje me misionin tim”, tha Ryker.

Edhe Investitorët spanjollë kërkojnë treg në Kosovë Arbëri Investitorët spanjollë kërkojnë treg në Kosovë

Ai tha se ndihet mirë që akoma AKB-ja po vazhdon me trendin e njëjtë të misionit të saj për zhvillimin ekonomik dhe për këtë e mbështes edhe nga pozita e tashme që kam në Gjermani.

“Ngado që shkoj jam në mbështetje të fuqishme të Kosovës e cila është vendlindja ime e dytë. Ndihem mirë që pas një kohe përsëri jam në Kosovë, gjë për të cilën jam edhe i emocionuar”, tha Joakim Ryker.

Ish-kryeamdinistratori i Kosovës, tha se ishte ai i cili e kishte paraqitur në Këshillin e Sigurimit shpalljen e pavarësisë.

“Ajo ishte njëri nga momentet më të paharruara dhe po ashtu edhe dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, tha Ryker.

Edhe Bizneset italiane, rumune dhe bullgare kërkojnë treg në Kosovë Arbëri Bizneset italiane, rumune dhe bullgare kërkojnë treg në Kosovë

Ai tha se e dëshiron Kosovën të zhvilluar ashtu si vendin e tij Gjermanin.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Kosovës, sidomos në aspektin ekonomik, kryetari i AKB-së i dhuroi një mirënjohje ish kryeadministratorit Joakim Ryker.