Ish-deputeti Driton Tali i është bashkuar Vetëvendosjes për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ishte deputet në radhët e AKR-së, ndërsa më pas ishte larguar dhe kishte vazhduar si deptuet i pavarur.
Vetëvendosje thotë se “Tali mbahet mend si një ndër deputetët më të angazhuar në të gjitha legjislaturat e pasluftës, ku në vazhdimësi ka ngritur dhe ka luftuar kompromiset e dëmshme, krimin e korrupsionin qeveritar”.
Vetëvendosjes sot i janë bashkuar edhe Adem Mikullovci, Xhevdet Qerirqi, Xhavit Drenori dhe Avni Tafili.