Ish-deputeti i LDK-së Adem Salihaj në një postim në Facebook ka dhënë shpjegimet që sipas tij kanë ndikuar që të mos përfshihet në Listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai ka treguar se nga lista është larguar bashkë me katër ish–deputetë dhe këtë largime e ka quajtur të padrejtë.
Salihaj,sipas asaj që ka shkruar në Facebook, ka thënë ndër të tjera se “eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thaçit për president i Kosovës. Lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit, u deklarova se nuk do ta votoj, ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim”.
-
Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e formimit të institucioneve
-
Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
-
Salihaj: PDK-ja ia ka vrarë njerëzit LDK-së, së bashku me AAK-në disa vende
-
Situata në LDK sipas Adem Salihajt, sonte në "Konfront" në KTV
-
Agim Veliu kërkon të jetë pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit