Arbëri

Ish-ambasadori italian shpallet i pafajshëm në rastin “Vizat”

Ish-ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Louis Giffoni, është shpallur i pafajshëm në mungesë të fakteve, nga Gjykata në Romë.

Ai akuzohej për bashkëpunim kriminal dhe për kryerje të krimit në ofrimin e ndihmës dhe nxitjes së emigracionit të paligjshëm. Pas kësaj akuze, ai u pezullua nga shërbimi zyrtar në vitin 2014 sepse dyshohej për përfshirje në trafik të parregullt të vizave drejt zonës Shengen të organizuar nga një rrjet kriminal kosovar, raportojnë mediat italiane.

Në rastin e njohur si “Vizat”, akuzohen edhe të tjerë persona, nga Kosova. Ukë Rugova, Astrit Haraqija, Qefser Baholli, Izet Beqiri, Florian Petani, akuzohen për krim të organizuar me viza italiane.