Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isak Sakja i PD-së edhe zyrtarisht kryetar i Bashkisë në Kavajë

Isa Sakja merr sot zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë së Kavajës, Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.

Dy kandidatët, Sakja dhe Murati, ndoqën së bashku procesin e numërimit, në pesë kutitë e fundit dhe në përfundim shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalën që Isa Sakja ka mbajtur ditën e sotme përball qytetarëve të Kavajës, ka thënë se ata bënë një fushat model, dhe nga sot unë dhe administrata do të jemi në shërbim të qytetarit 24 orë. Pres një marrëdhënie bashkëpunues me ju, thotë Sakja teksa premton se do ta bëjë jetesën në Kavajë më të mirë.

Statusi në “Facebook”:

“Nga sot ne sherbim te qytetarit 24 ore une dhe administrata qe une do te drejtoj! Besimplote se do ta bejme jetesen ne Kavaje me te mire, me te dashur per te gjithe qytetaret e saj fisnike!”