Biseda sonte në Interaktiv në KTV me kryeministrin, Isa Mustafa.
Kryeministri në detyrë flet rreth gjendjes aktuale në Kuvend dhe krijimit të përbërjes së re të institucioneve.
Cili është qëndrimi i tij dhe i LDK-së për kushtet e Kadri Veselit të PDK-së nëse ai tërhiqet nga kandidatura?
Çfarë thotë për Teuta Rugovën dhe votën e saj të mundshme për PAN-in?
Kur do t’i emërojë ministrat e rinj pas lirimit nga këto poste të 8 ministrave që janë bërë deputetë?
Për këto dhe të tjera, biseda me kryeministrin Mustafa sonte në Interaktiv nis në 23:20.