Përpjekja për ta ndihmuar një kamerman që u rrëzua duke e ndjekur atë, mund të jetë gjëja më e dobishme që ka bërë sivjet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Viti 2019 e ka lënë kryesisht në hije të parin e shtetit, edhe pse e ka vazhduar idenë e korrigjimit të kufijve. Këtë e ka bërë bashkërisht me politikanin më të afërt jashtë kufijve, mikun e tij personal Edi Rama.
Nga brenda ka vazhduar të kundërshtohet nga të gjithë për urgjencën me të cilën ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Këtë vit, ka qenë pikë më e ultë ndonjëherë e raporteve mes dy institicioneve atij të Presidencës dhe qeverisë, me Thaçin që i ka çuar shumë herë selame Haradinajt, për sjelljen e tij me taksën, raporton KTV.
Thaçi e ka akuzuar Haradinajn se po e izolon Kosovën dhe po i humbë miqtë ndërkombëtare, por edhe sivjet edhe ky takime e vizitat i ka pasur të rralla. Megjithatë, shkoi në Japoni dhe atje mori pamje tjetër. Ka vazhduar të shpërndajë pa ndonjë kriter të veçantë dekorata e mirënjohje sa ka mundur. Dhe, në aspekt personal më në fund është bërë me shtëpi.
Kohavisioni arriti të xhirojë Zonjën e Parë duke hyrë në shtëpinë e re në Çagllavisë, ekzistencën e së cilës e kishte mohuar për vite të tëra.
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës
- “полезный идиот” të Putinit ndër ne
-
Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi ishte paqja e qëndrueshme
-
Obiliqi e Prishtina, fqinj jo të mirë - kryetari Thaçi paralajmëron kryetarin Rama