Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot investitorët e huaj, Bjerne Christensen dhe Klaus Jakobsen nga Danimarka, si dhe biznesmenin shqiptar, Naim Kadishani, ku temë e diskutimit ishte ndërtimi i fabrikës së duhanit, projekt në vlerë rreth 7 milionë euro, ndërsa numri i punëtorëve llogaritet të jetë nga 2.500 deri 3.000.
Kryetari Jashari i ka shoqëruar në Kryshec, afër pishinës, ku Komuna planifikon t’i ndajë tokë, meqë është në pronësi të saj, prej 3.5 hektarë, për ndërtimin e fabrikës, e cila gjithashtu do të ketë në shfrytëzim tokën për mbjellje të duhanit.
Gjatë diskutimit me investitorët, kryetari Jashari ka premtuar siguri të plotë për realizimin e këtij projekti milionësh, duke theksuar se është në interes të qytetarëve ndërtimi i fabrikës, pasi do të punësohej një numër i madh punëtorësh.
Investitorët nga ana e tyre kanë treguar interesim të investojnë në Skenderaj, dhe janë befasuar me kushtet e ofruara për investime, si dhe tokën e cila planifikohet t’i jepet në shfrytëzim sipas legjislacionit në fuqi, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Drenasit.
Gjatë vizitës në Skenderaj, mysafirët kanë vizituar edhe Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë bërë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të kombit.
-
Biznesmenët shqiptarë në Danimarkë të interesuar të investojnë në Skenderaj
-
Kronika Zgjedhore/ Jashari premton një mijë vende pune për të rinjtë e Skenderajt
-
Investitorët amerikanë të interesuar të investojnë në Pendën e Drenicës
-
Jashari në Bursa, kërkon investime në Parkun e Biznesit që të bëhet në Marinë
-
Halili premton 2 miliardë euro investime në Skenderaj: Do ta sjell fabrikën Nestle