Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka deklaruar se ka pasur një interesim të madh të atyre që duan të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Gashi i pyetur nga gazetarët, gjatë një vizite që ka pasur sot në Obiliq, në lidhje me atë se a ka pasur të interesuar nga komuniteti serb për të aplikuar në pozitat që janë shpallur në Policinë e Kosovës, ka thënë se ka pasur interesim të madh për pozitat që ka shpallur Policia e Kosovës.
“Procesi i aplikimit është mbyllur. Në fazën e finalizimit të listave të aplikuesve dhe shpresoj brenda javëve do të fillojë edhe procesi i selektimit. Do të dalin listat dhe fillon procesi i provimit. Interesimi ka qenë tepër i madh, shumë më shumë se që kemi pritur, gjë që kë shkaktuar këto vonesa, për shkak të konkurrencës dhe interesimit jashtëzakonisht të madh të atyre që duan të veshin uniformën e zyrtarit policor”, ka thënë Gashi.
-
Serbët gjithnjë e më të interesuar për t’u bërë policë të Kosovës
-
Serbët gjithnjë e më të interesuar për t’u bërë policë të Kosovës
-
Mbi 800 kandidatë serbë kanë konkurruar për policë të Kosovës
-
Gashi: Kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve, e motivuar nga Serbia për presion ndaj Kosovës
-
Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës