Komuna e Pejës kishte shpresuar se do ta zgjidhte pa sfida të mëdha çështjen e kalimit në ndërmarrjen e mbeturinave “Ambienti”, të të gjithë punëtorëve të sigurimit fizik të objekteve të Komunës dhe të punëtorëve për mirëmbajte dhe pastrim të objekteve të komunës, shkollave dhe ambulancave.
Në komunë kanë besuar që deri më 31 mars do të kryheshin gjitha procedurat e kalimit të punëtorëve te kompania “Ambienti”, pasi Komuna e kishte ndarë edhe buxhetin për këta punëtorë, bazuar në planin e biznesit të kësaj kompanie për 2017, i miratuar sivjet në Kuvendin Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këto procedura kanë nisur vitin e kaluar, kur edhe është miratuar në Kuvendin Komunal zgjerimi i veprimtarive në ndërmarrjen “Ambienti”, enkas për sistemimin e këtyre punëtorëve.
Me kalimin e tyre në këtë kompani, Komuna kishte planifikuar që shërbimet në këta dy sektorë t’ia kalonin gjithashtu kompanisë “Ambienti”, e cila është 100 për qind në pronësi të Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Opozita në Pejë thotë se në ndërmarrjen e re do të punësohen militantët e partive në pushtet
-
Komuna ia kalon NP “Ambienti” 230 punonjës pastrimi
-
Në Pejë mbahet pezull fati i 222 punonjësve të pastrimit
-
Aksion policor tek “Ambienti” në Pejë, Bordi e zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës
-
Peja e “mbuluar” nga mbeturinat, kompania paralajmëron shtrenjtimin e tarifave