Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Integrimi i Ballkanit Perëndimor, prioritet i presidencës bullgare të BE

Tiranë, 16 mars - Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe prosperiteti ekonomik i vendeve të kësaj pjese të Europës, është një nga prioritetet e presidencës bullgare të radhës të BE-së, në gjysmën e parë të këtij viti.

Kështu deklaroi ministrja e Turizmit të Bullgarisë, Nikolina Angelova gjatë një takimi me ambasadorin shqiptar në Bullgari, Qirjako Kureta. Sipas ministres kjo mund të arrihej edhe me anë të turizmit, që ka njohur rezultate inkurajuese.

Siç bën të ditur kjo ministri, në takim u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në sektorin e turizmit.

Në vitin 2017, mbi 34 000 turistë shqiptarë vizituan Bullgarinë, duke zënë vendin e 27-të në renditjen e vizitorëve të huaj në vend.

Dy zyrtarët e lartë thanë se mundësitë ishin shumë më të mëdha, pasi njerëzit ende nuk e njihnin mirë historinë, kulturën dhe potencialin turistik të njëri-tjetrit. Për këtë arsye prirja për rritjen e turizmit nga të dy vendet ishte një fakt.

Nikolina Angelova njoftoi se ministria bullgare e Turizmit ishte e gatshme të organizonte një takim të ministrave të Turizmit të rajonit si edhe të ngrinte një grup ndërkombëtar pune për krijimin e një rruge të përbashkët ballkanike. Kjo iniciativë do të kishte si qëllim promovimin e vendeve të gadishullit drejt tregjeve të përbashkëta.

Edhe Hoxha kërkon nga Bullgaria përkrahje për integrim të Ballkanit Arbëri Hoxha kërkon nga Bullgaria përkrahje për integrim të Ballkanit

Ambasadori Kureta mbështeti këtë ide dhe theksoi se vendi i tij do t’i bashkohej këtij takimi që do të inkurajonte turizmin dhe kontaktet ekonomike dhe se një shenjë për këtë ishte dhënë nga takimi i suksesshëm ministerial i zhvilluar në Sofje me temë ”Turizmi dhe rritja ekonomike”.

Kureta shprehu mbështetjen edhe për ngritjen e një komisioni të përbashkët dypalësh për të ndarë përvojat në këtë sektor.