Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Integrimet evropiane, Osmani: Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Suedinë

Në margjina të Forumit për klimën COP28 në Dubai, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

Osmani me këtë rast ka informuar Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin X.