Instituti Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) që vepron në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Natyrës nuk e ka shtrirë aktivitetin në rajonin e Anamoravës.
Mosprania e tyre në këtë rajon arsyetohet me mungesën e kapaciteteve profesionale gjersa vullnetarët, të cilët dokumentojnë botën e egër vlerësojnë se gjuetia e paligjshme është problem serioz që nuk po trajtohet, shkruan Koha Ditore.
Instituti nuk ka diskutuar asnjëherë me komunat për çështjen e faunës. Ndërkaq në këtë rajon është arritur që të dokumentohet prania e ujkut, dhelprës, kaprollit, ariut të murrmë, shqiponjës, thëllëzës, hutit etj.
Zyrtari për informim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bajram Kadriu, ka deklaruar se puna e IKMN-së deri tani ka qenë e koncentruar në dy parqet kombëtare, të cilat janë zona të mbrojtura që është Parku Kombëtar i Sharrit dhe Parku i Bjeshkëve të Nemuna. Ai thekson se në rajonin e Anamoravës kanë munguar hulumtimet sa i përket faunës. “Në rajonin e Anamoravës, që shquhet si një hapësirë relativisht e gjerë me vlera natyrore deri më tani nuk janë bërë hulumtime të mjaftueshme për të konfirmuar prezencën e shumë llojeve, në këtë rast të faunës, që mund të jetë prezente. Duke marrë parasysh pozitën gjeografike konfiguracionin e terrenit dhe faktorëve të tjerë mund të thuhet që kjo zonë paraqet predispozita të pranisë së shumë llojeve tjera të faunës që nuk janë të njohura” ka thënë ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
IKSHPK: Po e përcjellim epidemiologjinë e lisë së majmunëve, s’ka vend për panik po për kujdes
-
Gjendja e mjedisit vlerësohet alarmante
-
Kosova e pasur me kafshë, kërkohet mbrojtja e tyre
-
Institucionet nisin përgatitjet për t’u përballur me linë e majmunit
-
Asnjë rast i dyshuar në Kosovë, nuk dihet nëse mund të identifikohet në IKSHPK